Allegri trajner i Juventusit!?

Futboll

Allegri trajner i Juventusit!?

Më: 27 maj 2021 Në ora: 12:25
Allegri trajner i Juventusit!?

Massimiliano Allegri zgjedh Juventusin. Trajneri nga Livorno kthehet tek skuadra nga e cila u largua dy vite më parë.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” dhe 53-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje kanë kanë përcaktuar detajet e fundi të një kontrate trevjeçare.

Andrea Pirlo shkarkohet pas vetëm një sezoni. Si Interi, që u përpoq deri në të fundit duke luajtur kartën “Marotta” për të bindur Allegrin, dhe Reali i Madridit, që shkarkuan Zidane, duhet të gjejnë alternativa të tjera për stolin.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi marrëveshjes nga klubi bardhezi, që sot organizon mbledhjen e aksionarëve. Allegri duhet të nisë që tani planifikimin e merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat