Portugalia ka një brez të artë

Futboll

Portugalia ka një brez të artë

Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:34
Guardiola

Portugalia ka një brez të artë.

Kampionë, eksperiencë, por edhe shumë lojtarë të talentuar. Nuno Mendes është vetëm 18 vjeç, por ka fituar prej kohësh një fanellë titullari te Sportingu u Lisbonës, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion në sezonin që lamë pas.

Interesimi nga Premier League është i madh. Dy klubet e Manchesterit po garojnë mes tyre për shërbimet e anësorit të majtë. Pep Guardiola është i dashuruar pas cilësive të adoleshentit, i cili debutoi me kombëtaren e madhe në muajin mars.

Drejtuesit e kampionëve të Anglisë nuk janë kursyer, duke ofruar 70 milion euro për kartonin e Nuno Mendes (60 milion+10 të tjera në formë bonusesh). Tani pritet reagimi i United, që vështirë të përmirësojë këtë ofertë, dhe përgjigja e  Sportingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat