Ky është reagimi i Ramosit pas largimit të Zidanes

Futboll

Ky është reagimi i Ramosit pas largimit të Zidanes

Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:50
Ky është reagimi i Ramosit pas largimit të Zidanes

Zinedine Zidane i ka ndarë rrugët me Real Madridin.

Largimi i tij u zyrtarizua nga faqja zyrtare e klubit madrilen.

Kapiteni i skuadrës së Real Madrid, Sergio Ramos, ka reaguar pas largimit të trajnerit francez nga klubi.

Ai me disa fjalë emocionuese ka përshëndetur trajnerin me të cilin fituan gjithçka së bashku.

“Një dhe i vetmi. Ju uroj gjithë të mirat, ty dhe familjes tëndë. I meritoni të gjitha. Shijoje jetën”, ka shkruar Ramos.

Kujtojmë se ‘Los Blancos’ nuk arritën të fitojnë asgjë në këtë edicion, edhe pse ishin në garë në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat