Leeds nuk dorëzohet, oferta e fundit për shqiptarin

Futboll

Leeds nuk dorëzohet, oferta e fundit për shqiptarin

Nga: K.G. Më: 27 maj 2021 Në ora: 20:14
Leeds nuk dorëzohet, oferta e fundit për shqiptarin

Skuadra angleze Leeds nuk heq dorë nga synimi për ta mbajtur shqiptarin Ezgijan Alioski në "Island Road", përkundër faktit se kontrata me futbollistin skadon në fund të sezonit.

Alioski është në listën e lojtarëve të cilëve iu është ofruar një kontratë e re për të vazhduar bashkëpunimin, kësisoj Leeds dërgoi një ofertë në minutën e fundit për të mbajtur shqiptarin.

Alioski ishte i lidhur me Galatasarayn, por ai transferim është gjithashtu i ndërlikuar, pas së cilës Leeds kthehet në lojë për të mbajtur në radhët e tyre Alioskin.

Nuk përjashtohet mundësia që Alioski të presë deri në fund të performancës në EURO 2020 në një përpjekje për të marrë një ofertë tjetër para se të marrë vendimin përfundimtar për cilën skuadër do të luajë sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat