Berisha reagon pasi nuk u ftua nga Kosova: Në fund u zhgënjeva

Futboll

Berisha reagon pasi nuk u ftua nga Kosova: Në fund u zhgënjeva

Nga: K.G. Më: 27 maj 2021 Në ora: 20:28
Berisha reagon pasi nuk u ftua nga Kosova: Në fund u zhgënjeva

Futbollisti Bernard Berisha është i zhgënjyer që nuk ftua nga selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes. Ai përmes një postimi në facebook shpreh zhgënjimin e tij.  Kombëtarja jonë do të luajë ndeshje miqësore në qershor kundër San Marinos dhe Maltës.

“Kam marrë shumë mesazhe nga ju dhe e ndjej obligim të sqaroj të vërtetën.

Selektori ka vendosur që unë mos të marr një ftesë për dy ndeshjet e radhës miqësore. 

Realisht e kuptoj dhe mendoj që ka të drejtë pasi janë ndeshje miqësore dhe duhet të provohen lojtarë të rinj, por ajo çka nuk më pëlqen dhe nuk më duket profesionale është fakti që unë nuk jam kontaktuar nga askush pavarësisht sezonit të suksesshëm që kam zhvilluar!

Prandaj, mendoj që selektori të paktën duhet të tregohet i sinqertë dhe të më kontaktojë sepse bisedën e fundit që e kemi zhvilluar në Shqipëri, trajneri më dha shumë shpresë dhe në fund u zhgënjeva.

I dëshiroj shumë sukses Kosovës time”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat