Allegri dëshiron qëndrimin e tij, Chiellini pritet ta vazhdojë kontratën me Juventusin

Futboll

Allegri dëshiron qëndrimin e tij, Chiellini pritet ta vazhdojë kontratën me Juventusin

Më: 28 maj 2021 Në ora: 00:10
Giorgio Chiellini

Giorgio Chiellini mund të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit.

Chiellini sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e Juventusit edhe sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, trajneri i ri i Juventusit, Massimiliano Allegri dëshiron ta ketë në skuadër veteranin edhe për një vit.

Kontrata e Chiellinit skadon këtë verë, por sipas Romanos, “Bianconerët” do t’ia rinovojnë kontratën deri në verën e vitit 2022.

36 vjeçari është pjesë e Juventusit që nga viti 2005 dhe ka regjistruar 403 paraqitje në Serie A duke shënuar 27 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat