Prapaskena e bujshme: ja trajneri që do të kishte zgjedhur Juventus pa Champions

Futboll

Prapaskena e bujshme: ja trajneri që do të kishte zgjedhur Juventus pa Champions

Më: 28 maj 2021 Në ora: 08:10
Rino Gattuso

Rino Gattuso ka nënshkruar me Fiorentina-n, por shtypi italian ka zbuluar një prapaskenë të bujshme që ka lidhje me disa ditë më parë.

Gattuso, në fakt, do të kishte qenë trajneri i ri i Juventus nëse Napoli do të ishte kualifikuar në Champions duke dërguar automatikisht bardhezinjtë në Europa League.

Java e fundit e Serisë A ka ndryshuar gjithçka, me barazimin e Napoli-t kundër Verona-s që ka ndihmuar Juventus-in të sigurojë Champions-in.

Juventus kishte zgjedhur ta zëvendësonte Pirlo-n me Gattuso-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat