Luque për Maradonën: Më dhemb kur dëgjoj se e vrava unë…

Futboll

Luque për Maradonën: Më dhemb kur dëgjoj se e vrava unë…

Më: 28 maj 2021 Në ora: 12:14
Luque për Maradonën: Më dhemb kur dëgjoj se e vrava unë…

25 nëntori 2020 do të mbahet mend përgjithmonë si një ditë zie për futbollin argjentinas dhe më gjerë. Ajo ditë e trishtuar vjeshte na la pa legjendën, Diego Armando Maradona. Më shumë se gjashtë muaj pas vdekjes së “Pibe de Oro”, Leopoldo Luque, mjeku i fundit personal i kampionit nga Lanús, është kthyer të flasë me mikrofonat e gazetës argjentinase “Olé”, shkruan telesporti

“Unë u takova me Diego katër vite më parë, duhej ta vizitoja për një çrregullim të gjumit. Marrëdhënia e vërtetë filloi në vitin 2019. U përpoqa të vihem në kontakt me ish-mjekun e tij të familjes, Cahe, por nuk munda. Diego gjithashtu nuk e bëri dot, sepse marrëdhënia e tyre kishte përfunduar keq. Kam hasur në një pacient me një histori të varësive dhe dështimit akut të zemrës në lidhje me përdorimin e kokainës. Sidoqoftë, ndërsa isha duke e trajtuar, ai nuk e respektoi mjekimin, sidomos pas fillimit të karantinës. Problemi i varësisë nga alkooli u rrit”.

Doktori më pas rindërtoi skenën e vdekjes, duke u kthyer tek operacioni në tru dhe epilogu tragjik i historisë: “Nevoja për operacion ishte e padiskutueshme. Në çdo rast, pendohem për fjalinë e trishtuar që thashë. Unë tashmë kam kërkuar falje dhe do të vazhdoj ta bëj këtë. Zemra e Diegos ishte e zmadhuar, e rraskapitur.

Sa i përket shtrimit në spital, ajo histori është ekagjeruar. Unë kurrë nuk kisha fuqinë për ta kontrolluar. Pashë infermierë dhe mjekë, që nuk më raportuan asgjë. Ata u udhëzuan të mos flisnin me ne.

Kam përjetuar situata poshtëruese, kam biseduar me njerëz që kurrë nuk kam dashur as t’i shoh ose t’i njoh, por doja ta ndihmoja Diegon. Ai dukej si një njeri shumë i vetmuar.

Do të doja që prokuroria të merrte celularët e të gjithëve si ata të mitë. Jam krenar për atë që bëra, nuk e braktisa kurrë Diegon. Gjithmonë jam përpjekur ta ndihmoj, nuk kam frikë të shkoj në burg, as nuk e mendoj. E ardhmja është e pasigurt, nuk e di se çfarë do të ndodhë, por duket se parimi i pafajësisë nuk ekziston më. Jam i trishtuar kur thonë se unë e vrava Diegon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat