Selektori i Kosovës i reagon keq Berishës

Futboll

Selektori i Kosovës i reagon keq Berishës

Më: 28 maj 2021 Në ora: 12:37
Selektori i Kosovës i reagon keq Berishës

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para miqësoreve me San Marinon dhe Maltën.

Për këtë ndeshje nuk është ftuar Bernard Berisha, i cili reagoi me një postim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook.

“Nuk lexoj mediat sociale, nuk i shoh reagimet e tyre. Unë jam trajneri, unë i bëj zgjedhjet për arsye të ndryshme dhe s’dua të flas. Çdo lojtar ka të drejtë të shkruajë e thotë çfarë të dojë. Unë kam zgjedhur lojtarë mjaftueshëm për sulmin”, tha ai.

“Nëse flasim për profesionalizëm siç është thënë në atë reagim, është normale që të merren dy kartonë të verdhë për 8 minuta siç ka ndodhur kundër Suedisë”.

“A është kjo arsyeja? Jo nuk është, kam zgjedhur katër lojtarë me potencial për dy pozicione e sulmuesve të krahut dhe janë lojtar që llogaris më shumë për ndeshjet e shtatorit, tetorit, nëntorit”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat