Ja si u shkatërrua Davor Shukeri me ekip në Prishtinë para 33 viteve 

Futboll

Ja si u shkatërrua Davor Shukeri me ekip në Prishtinë para 33 viteve 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2021 Në ora: 13:34
Ja si u shkatërrua Davor Shukeri me ekip në Prishtinë para 33 viteve 

Davor Shukeri, legjenda e futbollit kroat dhe sot është kryetar i Federatës së Futbollit të Kroacisë, para 33 viteve në Prishtinë kaloi shumë keq me rezultat.

Ai me 27 mars të vitit 1988 me ekipin e Osijekut u shkatërruan me lojë e rezultat 4:2 nga Prishtina, në takimin e javës së 21-të të ish Jugosllavisë. 

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Prishtinës, ndërsa Kujtim Shala me shokë shkelën gjithçka që kishin para vetes.

Shala realizoi dy gola.
Shuker përveç në Dinamo Zagreb, ka luajtur në Sevilla, për te vite në Real Madrid, në Arsenal etj. dhe është fitues i medaljes së bronztë me Kroacinë në Kampionatin Botëror në vitin 1998. Shukeri ishte vlerësuar me notë 6 nga gazeta sportive kroate “Sportske Novosti”.

Prishtina – Osijeku 4:2
Shënues: 1:0 Shala (30'), 2:0 Sahiti (39'), 2:1 Deko (44'), 3:1 Llapashtica (45'), 4:1 Shala (61'-nga penalltia), 4:2 Rakella (83').  
Prishtina: Zoran Lemajiq 7, Gani Llapashtica 7, Isa Sadriu 7, Fahredin Duraku 9, Sllavenko Kuzeleviq 7, Arbnor Morina 7.5, Stoimir Urosheviq 6.5 (Sunaj Keçi 73'), Mensur Nexhipi 6.5, Muharrem Sahiti 7.5, Abdyl Bellepoja 7 (Goran Popuvac 83') dhe Kujtim Shala 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat