Icardi kërkon largimin nga PSG

Futboll

Icardi kërkon largimin nga PSG

Më: 28 maj 2021 Në ora: 14:10
Icardi kërkon largimin nga PSG

Rrugët e Mauro Icardit ne PSG do të ndahen pas dy sezonesh ku gjërat nuk kanë shkuar siç shpresonin palët.

Mediat franceze raportojnë se sulmuesi i ka këkruar klubit transferimin, pasi nuk dëshiron më të vazhdojë aventurën e tij në Paris.

“Footmercato” bën të ditur se menaxheri i lojtarit ka takuar drejtorin Leonardo dhe i ka bërë të qartë qëndrimin e futbollistit, meqë ky i fundit nuk po aktivizohet aq sa do të dëshironte apo të behej protagonist te PSG. Edhe klubi është dakord, pasi e cilëson një shpenzim të kotë për futbollistin, i cili nuk u preferua nga Tuhel e nuk preferohet as nga Poçetino i cili është aktualisht trajneri i kësaj skuadre.

Dëshira e familjes Ikardi është të kthehet në Itali dhe Uanda Nara është vënë në lëvizje për një transferim që dështoi dy vite më parë, atë te Juventusi. Sigurisht, nëse zgjedh Italinë do të duhet të përgjysmojë rrogën e tij prej 10 milionë eurosh neto në sezon, por Ikardi dëshiron të jetë përsëri protagonist dhe bardhezinjtë janë opsioni më i mirë i mundshëm në Serinë A.

Ka patur sondazhe edhe në tregun anglez, por atje nuk ka një interesim aq të madh për lojtarin i cili falë peripecive të tij te Interi e PSG ka humbur shkëlqimin që ka patur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat