De Bruyne për finalen e Ligës së Kampionëve: Ishte një qëllim i yni për shumë kohë

Futboll

De Bruyne për finalen e Ligës së Kampionëve: Ishte një qëllim i yni për shumë kohë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 16:26
Kevin De Bruyne

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne ka folur për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat.

Manchester City do të përballet me Chelsean nesër në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i “Citizens”, Kevin De Bruyne ka shprehur optimizmin e tij para ndeshjes.

“Ka qenë njëri ndër objektivat kryesorë të Manchester Cityt dhe lojtarëve që të jenë në këto lloj ndeshje dhe të luajnë në nivelet më të larta. Është një privilegj”, tha ai.

“Mendoj që çdokush e kupton presionin që sjell kjo ndeshje, por duhet ta shijojmë”, shtoi ai.

“Këtë sezon kemi bërë më pak gabime në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, dhe gabimet në momentet kyçe e bëjnë dallimin”, tha De Bruyne.

“Dallimi i këtij sezoni është se kemi pësuar gola më pak, por në ndeshjet që kemi pësuar e kemi pasur me të vështirë të kthehemi”, përfundoi De Bruyne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat