Ishte vendimtar me pritjet e tij të penalltive, Muhaxhiri: Nuk i zhgënjeva shokët e mi, jam jashtëzakonisht i lumtur

Futboll

Ishte vendimtar me pritjet e tij të penalltive, Muhaxhiri: Nuk i zhgënjeva shokët e mi, jam jashtëzakonisht i lumtur

Më: 28 maj 2021 Në ora: 19:40
Altik Muhaxhiri

Dukagjini ka triumfuar në ndeshjen e barazhit dhe ka siguruar inkuadrimin në Superligë.

Skuadra nga Klina siguroi një fitore të madhe pas penalltive ndaj Trepçës ’89.

Rezultati pas kohës së rregullt ishte 1 me 1, kurse penalltitë u mbyllen me rezultat 4 me 3 në të mirë të Dukagjinit.

Ishte porieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri figura kryesore e këtij takimi, i cili me pritjet e tij i dha fitoren e madhe skuadrës së tij.

Ai në një prononocim pas ndeshjes tha se ndjehet shumë i lumtur me inkuadrimin në Superligë.

“Ndjehem shumë mirë, është një ndjenjë e veçantë pasi edhe shokët e mi të skuadrës më besuan kur ju afruam penalltive dhe është një kënaqësi e madhe që nuk i zhgënjeva. Fitorja e cila është angazhimi i një sezoni. Urime për të gjithë qytetin e Klinës dhe të gjithë shokëve të skuadrës“, tha Muhaxhiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat