Moratti: Mourinho? Roma ka bërë një goditje të madhe

Futboll

Moratti: Mourinho? Roma ka bërë një goditje të madhe

Më: 28 maj 2021 Në ora: 20:02
Moratti: Mourinho? Roma ka bërë një goditje të madhe

Në shtëpinë e Interit pritet vetëm zyrtarizimi i Simone Inzaghi-t.

Ndërkohë, ish-presidenti Massimo Moratti ka komentuar lamtumirën e Conte-s për Radio Kisss Kiss Napoli.

“Besoj se ka qenë një lamtumirë ndryshe nga ajo e paraardhësve të tij.

Conte është një trajner ambicioz, duket se nuk ka marrë garanci për projektin”, ka thënë Moratti.

“Pasi fitores me Interin, më mirë të largohesh siç kanë bërë të tjerë në të kaluarën”, ka shtuar ish-presidenti i zikaltërve.

“Mourinho? Roma ka bërë një goditje të madhe. Ku i dihet, po të kishte pritur, ndoshta mund të ishte kthyer tek Inter. Unë do të isha gëzuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat