Merlaku zbulon tre personat që e kanë ndryshuar për të mirë...

Futboll

Merlaku zbulon tre personat që e kanë ndryshuar për të mirë...

Më: 28 maj 2021 Në ora: 21:50
Merlaku zbulon tre personat që e kanë ndryshuar për të mirë...

Dukagjini është skuadra më e re e inkuadruar në Superligë.

Klinasit siguruan një vend në elitën e futbollit kosovar, pasi mposhtën Trepçën 89 në barazh, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Gazeta Olle.

Kapiteni i kësaj skuadre, Altin Merlaku pas ndeshjes ka zbuluar edhe çelësin e këtij suksesi.

“Jemi tejet të kënaqur që arritëm objektivin për t’u inkuadruar në Superligë. Urime gjithë qytetit të Klinës, pasi që e kanë merituar të inkuadrohemi në Superligë.

Ardhja e trajnerit Armend Dallku, pastaj e profesorit Artan Lutzi dhe Agon Ramadanit kanë sjellë një organizim të mirë dhe një përgatitje shumë e mirë fizike”, deklaroi Merlaku.

Dukagjini ishte edhe finalist i Kupës këtë edicion, por që u mposht pikërisht pas ekzekutimit të penaltive nga Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat