Italia e “nënshtron” San Marinon në miqësore

Futboll

Italia e “nënshtron” San Marinon në miqësore

Më: 28 maj 2021 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Kombëtarja e Italisë, ka arritur një fitore të thellë ndaj San Marinos në kuadër të një ndeshje miqësore.

“Azzurrët” dominuan plotësisht takimin duke mos i lënë asnjë shans të vetëm San Marinos, Kombëtare e cila do të luajë me Kosovën pas pak ditësh në një miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në pjesën e parë, Italia shënoi vetëm dy gola. Bërnardeschi zhbllokoi rezultatin në min 32’ dhe Ferrari dyfishoi avantazhin në min 34’.

Në pjesën e dytë, italianët shpërthyen me pesë gola të tjerë.

Politano shënoi në min 49’, pastaj Belotti në min 67’.

Në min 75’ golin e pestë e shënoi talenti i Atalantas, Pessina dhe pas tre minutash, min 77’ Politano shënoi golin e dytë personal.

Pessina shënoi golin e shtatë në min 87’ për të përmbyllur ndeshjen me një fitore të thellë.

Rezultati përfundimtar, Italia 7-0 San Marino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat