Nga Morata te Calhanoglu

Futboll

Nga Morata te Calhanoglu

Më: 29 maj 2021 Në ora: 10:59
Nga Morata te Calhanoglu

Koha kalon dhe situatat ndryshojnë. Nuk është mister që eksperienca e parë e Alvaro Morata me bardhezinjtë, pas finales së Berlinit, përfundoi me shumë keqkuptime.

Max Allegri i dha atij një rol të tretë, si “violinë” pas dyshes Mandzukic-Dybala. Ashtu si disa “skorje” mbeten në marrëdhëniet jo-idilike midis Allegrit dhe vetë Paulos. Megjithatë, sinjalet e para të lançuara në epokën “Max-bis” çojnë pikërisht në dëshirën për të filluar përsëri prej tyre, të paktën në rast se Jorge Mendes do të ishte në gjendje të zgjidhte pikëpyetjen e Cristiano Ronaldos në kohë.

Tani CR7 mund të largohet, mundësisht falë një shkëmbimi që angazhon njërin midis Manchester United dhe PSG. Dhe nëse kjo ndodh, Juve nuk do të jetë në gjendje të fillojë nga e para. Me Dybala, i cili do të thirret përsëri për të rifilluar negociatat e rinovimit. Me Morata, që do të të qëndronte të paktën edhe një sezon, pastaj shohim.

Duket se sulmuesi spanjoll tashmë ka marrë sigurinë që kishte pritur për kaq shumë kohë. Juventusi mund ta mbajë atë, për rinovimin e huazimit do të duhen edhe 10 milionë të tjerë (me të drejtën e blerjes përfundimtare për 35 milionë). Pritet kontakti me Atletico Madridin.

Në ndërthurje me sulmin dhe pozicionin e Cristiano Ronaldos, ka nga ata që pëshpëritin midis Torinos dhe Manchesterit hipotezën e një shkëmbimi me Pogba. Por, nëse flasim për PSG, duke pritur vendimin e Mbappé për rinovimin ose jo, duket i bllokuar sulmi ndaj CR7.

Në këtë moment mbërrijnë edhe fjalët e Mauro Icardi, që e largon veten nga merkatoja: “Unë dhe familja ime jemi të lumtur në Paris, kam akoma shumë vite kontratë. Jam krenar për interesin e ekipeve të tjera, por e tashmja dhe e ardhmja ime janë në Paris”.

Sytë e Allegri janë nga Milani, ku “gjahu” i lakmuar mbetet Calhanoglu. Turku nuk ka rinovuar ended he duket se është në rrugën e Donnarumma, sepse kërkesa e tij nuk përputhet me ofertën financiare të Milanit. Për më shumë para, mesfushori është gati të vishet bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat