Bushaj e Dobra të bindur për suksesin

Futboll

Bushaj e Dobra të bindur për suksesin

Më: 29 maj 2021 Në ora: 13:40
Bushaj e Dobra të bindur për suksesin

Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet që do të zhvillojë në transfertë në muajin qershor, eliminatoren ndaj Andorrës dhe miqësoren ndaj Bullgarisë, ndërsa futbollistët Mark Bushaj dhe Armando Dobra dolën sot në një konferencë për shtyp.

Mesfushori gjakovar, Bushaj, i cili është rritur në ekipet e moshave të Hajdukut të Splitit në Kroaci, nuk e fshehu kënaqësinë e ftesës në kombëtare dhe theksoi se Shqipëria U21 do të shkojë për fitore në Andorrë.

Ftesa nga Kombëtarja- U ndjeva shumë mirë, shokët e Kombëtares më kanë pritur shumë mirë. Familja u gëzua shumë. Çdo futbollist e ka ëndërr të ftohet nga Kombëtarja, një nga ata jam edhe unë.

Andorra – Po stërvitemi mirë dhe po shkojmë aty për fitore. Andorra është një skuadër që rri mbrapa dhe ne do sulmojmë dhe do luftojmë për t’i marrë tre pikët.

E ardhmja – Planet e mia janë të qëndroj në Hajduk Split, për ekipin e parë.

Nga ana tjetër talenti i Ipswich Town, Armando Dobra zbuloi se ka si objektiv të luajë me skuadrën e parë të klubit anglez dhe foli me superlativa për grupin e futbollistëve të Kombëtares Shpresa.

Gjendja e skuadrës – Ekipi është i fortë, kanë ardhur disa lojtarë të rinj, pasi një pjesë kanë shkuar te Kombëtarja A. Janë shumë lojtarë të mirë, kemi një ekip të fortë.

Objektivat e ekipit – Shpresoj të dalim në vend të parë, por Anglia është ekip shumë i fortë, por objektivi ynë është të dalim të parët ose të dytët në grup.

Lojtarët e rinj – Kemi qenë në Kombëtare edhe në ndeshjet e kaluara dhe kemi pak më shumë eksperiencë se lojtarët e tjerë dhe mund t’i ndihmojmë lojtarët e rinj që kanë ardhur për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për t’i sjellë në grup e t’i themi që ashtu si ne luftojmë për ekipin, ashtu do të luftoni edhe ju.

E ardhmja – Objektivi im është të luaj me ekipin e parë në Ipswich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat