Sulmuesi zyrtarizohet në Malajzi

Futboll

Sulmuesi zyrtarizohet në Malajzi

Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:25
Sulmuesi zyrtarizohet në Malajzi

Ish-futbollisti i Laçit, Kirian Nuabueze nis ditën e sotme aventurën e tij më të re në karrierë në Malajzi, teksa ka firmosur me ekipin e Kuala Lumpur.

Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi që nëpërmjet rrjeteve sociale i është gëzuar faktit për firmën me një sulmues si Nuabueze.

Lojtari amerikan në dy sezonet e fundit në Superiore ka pasur sukses duke u shpallur edhe si Këpuca e Artë në edicionin e kaluar, ndërsa në këtë të fundit u penalizua nga dëmtimet dhe puzullimet.

Tashmë, 28-vjeçari do të provojë të tregojë aftësitë e tij prej goleadori edhe në një kampionat të ndryshëm nga ato ku është aktivizuar së fundmi pasi para Superiores, Nuabueze ka luajtur në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat