Katër gola të shënuar në miqësoren Kosova U21 – 2 Korriku

Futboll

Katër gola të shënuar në miqësoren Kosova U21 – 2 Korriku

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:27
Katër gola të shënuar në miqësoren Kosova U21 – 2 Korriku

Është mbyllur miqësorja mes Kosovës U21 dhe 2 Korrikut.

Plot katër gola janë shënuar në stadiumin “Rexhep Rexhepi në Drenas.

Ndeshja në fund ka përfunduar baraz, 2-2.

Pjesa e parë i ka takuar ekipit dardan, ku edhe e mbyllën në avantazh prej dy golave. Ndërsa në pjesën e dytë ekipi kryeqytetas ka barazuar rezultatin 2:2 dhe në mënyrë të barabartë është mbyllur edhe ndeshja.

Shpresat e Kosovës para ndeshjes me Andorrën, do ta zhvillojnë edhe një test miqësore me ekipin e Gjilanit.

Kosova U21 dhe kuqebardhët do të luajnë ditën e enjte nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat