Muja i zhgënjyer deri në pikën e fundit, me një mesazh të qartë

Futboll

Muja i zhgënjyer deri në pikën e fundit, me një mesazh të qartë

Nga: K.G. Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:53
Muja i zhgënjyer deri në pikën e fundit, me një mesazh të qartë

Futbollisti i Trepçës ’89, Arbnor Muja, është i zhgënjyer deri në pikën e fundit. Ai nuk mund të pajtohet që skuadra e tij, Trepça ’89, u largua nga elita e futbollit të Kosovës.  

“Ndonjëherë nuk ecin gjerat siç i mendojmë, bëmë të pamundurën që të dalim fitimtar, por ky është futbolli.

Të dashur tifoz, sportdashës dhe ju dashamirë mitrovicas, dua të ju kërkoj falje për të gjitha këto momente të vështira që ua sollëm, Trepça 89 e meriton vendin në Superligë  dhe nuk dyshoj se aty do të kthehet shumë shpejtë. 

Ju jam mirënjohës për gjithë atë mbështetje që keni dhënë për mua dhe ekipin, si në momente të vështira e si në momente gëzimi, ta dini që jam krenar që jam mitrovicas”, ka shkruar Muja në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat