Interi dështon, Emerson zyrtarizon rikthimin e tij në Barcelonë

Futboll

Interi dështon, Emerson zyrtarizon rikthimin e tij në Barcelonë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:59
Emerson Royal

Emerson Royal është përmendur si zëvendësuesi ideal i Interit nëse qoftë se shitet Achraf Hakimi, por ai duket se e ka zemrën të vendosur te Barcelona pas një huazimi në Real Betis.

Hakimi thuhet se do të jetë në tregun e transferimeve për Nerazzurrin në këtë afat kalimtar dhe klubi po shpreson që të marrë 80 milionë euro nga ai.

Burime të shumta duke përfshirë Sky Sport Italia dhe Gazzetta dello Sport tregojnë për Emerson Royal si trashëgimtarin e tij në San Siro.

Braziliani 22-vjeçar është në pronësi të Barcelonës, por ka qenë i huazuar në Real Betis që nga shkurti 2019.

Këtë sezon ai kontribuoi me dy gola dhe katër asistime në 38 ndeshje zyrtare për Real Betis.

“Të gjithë e dinë që unë kam një kontratë tre-vjeçare me Barcelona dhe do të kthehem atje më 1 korrik,” tha ai nga kampi ndërkombëtar i Brazilit.

“Siç e thashë tashmë, Barca i tha Betisit se ata donin të përqendroheshin tek unë për sezonin e ardhshëm. Jam i lumtur, pasi ky është klubi që kam ëndërruar të përfaqësoj që nga fillimi i karrierës sime.

“Mezi pres të kthehem dhe të dëshmoj në Barcelonë”, ka përfunduar në fund Emerson.

Barcelona pritet që të bëjë disa ndryshime në klub, ku pas Emerson ata janë të interesuar edhe për Agueron, Depay dhe Eric Garcia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat