Ronaldo drejt Premier League

Futboll

Ronaldo drejt Premier League

Më: 29 maj 2021 Në ora: 17:10
Ronaldo drejt Premier League

Kristiano Ronaldo mund të nënshkruajë një rikthim bujshëm tek Mançester Junajtid, merkaton e verës, ku si pjesë e marrëveshjes të një shkëmbimi mund të përfshihet edhe francezi Pol Pogba.

E ardhmja e portugezit tek Juventusi është ende e pasigurt, ku flitet për një largim të mundshëm.

Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport” përflitet se një shkëmbim mes Pogbasë dhe Ronaldos mund të arrihet ditët në vijim. Dy futbollistët mund të ribashkohen me ish-klubet e tyre ku edhe shkëlqyen.

Ronaldos do t’i duhet të ulë pagën e tij që është shumë e lartë për “Djajt e Kuq”, ndërkohë që Junajtid mund t’i kërkojë të tjera të ardhura Juventusit për kartonin e francezit. Ronaldo fiton 500 mijë paund në javë në Itali dhe është e sigurt që, ai do të duhej të pranojë një pagë më të ulët në mënyrë që të kalojë në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat