Drita mund të ndeshet me skuadrën shqiptare në Evropë

Futboll

Drita mund të ndeshet me skuadrën shqiptare në Evropë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 18:10
Drita mund të ndeshet me skuadrën shqiptare në Evropë

Si kurrë më parë sivjet në garat ndërkombëtare do të marrin pjesë plotë 11 skuadra shqiptare.

Kompeticioni më i ri i UEFA-s, Conference League starton më 8 korrik me turin e parë, aty ku e nisin garën edhe dy klubet të Kosovës, Drita e Llapi.

Po në këtë kompeticion është edhe Partizani, Laçi e Vllaznia dhe Shkupi.

Më 15 qershor do të hidhet shorti në Nion të Zvicrës, ndërsa 68 skuadra që marrin pjesë në këtë tur, janë ndarë në dy vazo në bazë të koeficientit që kanë për pjesëmarrjen e deritanishme në kompeticionet e UEFA-s

Duke qenë të vendosur në vazon e ekipeve jofavorite, gjasat janë që skuadrat a kosovare të ndeshen me klube të mëdha, por shorti nuk e përjashton që Drita të ballafaqohet me Vllazninë e Shkodrës apo Shkupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat