Tri klube të interesuara për Vedat Muriqin

Futboll

Tri klube të interesuara për Vedat Muriqin

Më: 29 maj 2021 Në ora: 18:51
Vedat Muriqi

Lazio raportohet se ka tri oferta për Vedat Muriqin.

Gazetari Arlind Sadiku bën të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në twitter se Muriqi po kërkohet nga 3 klube.

“Aktualisht, Lazio ka tri oferta zyrtare për Vedat Muriqin. Eintracht Frankfurt dhe Borussia Monchengladbach janë gjithashtu të interesuar përpos Fenerbahçes”, njofton gazetari Sadiku.

Ai tutje thotë se klubet gjermane po kërkojnë që ta huazojnë lojtarin, megjithatë Lazio po kërkon të përfshijë opsionin e blerjes në marrëveshje.

Aventura e Muriqit me Lazion duket të ketë përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat