Lëndimi i Navasit ngjall interesimin e PSG-së për Donnarumman

Futboll

Lëndimi i Navasit ngjall interesimin e PSG-së për Donnarumman

Më: 29 maj 2021 Në ora: 21:16
Gianluigi Donnarumma

Një dëmtim serioz i Keylor Navas mund të bëjë që PSG të ringjallë interesimin për portierin italian, Gianluigi Donnarumma, duke luftuar me Juventusin dhe Barcelonën.

Raportet e këtij mëngjesi kishin Barcelonën si favorit për Donnarumman, i ndjekur nga Juventusi, me Paris Saint-Germain që mbikqyr situatën.

Kjo mund të ndryshojë tani, sepse RMC Sport pretendon se Navas do të jetë jashtë fushe për të paktën një muaj pasi ka pësuar një lëndim në shpatullën e tij.

Lëndimi u zbulua nga trajneri i Kosta Rikës, Ronald Gonzalez.

Nuk ka shumë kohë që Navas e zgjati kontratën e tij deri në qershor të vitit 2024, i cili me sa duket e përjashtoi PSG-në nga gara për Donnarumma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat