Guardiola: Djemtë ishin fantastikë, do shihemi sërish në finalen e Champions

Futboll

Guardiola: Djemtë ishin fantastikë, do shihemi sërish në finalen e Champions

Më: 30 maj 2021 Në ora: 00:42
Pep Guardiola

Pep Guardiola humbi sot për herë të parë në karrierën e tij një finale të Champions League. Manchester City u mund sot nga Chelsea me një gol të Kai Havertz dhe e humbi finalen e parë të Champions. Pas ndeshjes Guardiola thekson se do kthehen sërish.

“Kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm. Ishte ndeshje e luftuar.

Patëm shanse, ishim fantastikë në pjesën e dytë, patëm guxim, por nuk shfrytëzuam shanset sepse ata ishin të fortë. Lojtarët ishin të shkëlqyer. Mbase një ditë do kthehemi sërish këtu. Zgjedhja e ekipit? Vura ata që mendova se ishin më të mirët.

Më pas De Bruyne u dëmtua, por kjo ndodh një kompeticion të tillë dhe këto ndeshje. Tani të pushojmë dhe më pas të përgatitemi për sezonin e ardhshëm. Ishte hera e parë që vinim këtu dhe shpresoj të kthehemi në të ardhmen”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat