Kjo është hera e dytë në histori të LK që për tre vite radhazi fitohet nga trajnerë të nacionalitetit të njejt

Futboll

Kjo është hera e dytë në histori të LK që për tre vite radhazi fitohet nga trajnerë të nacionalitetit të njejt

Më: 30 maj 2021 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Thomas Tuchel ka fituar Ligën e Kampionëve.

Thomas Tuchel është bërë menaxheri i tretë gjerman që ka fituar Ligën e Kampionëve, pas Jurgen Kloppit viti (2019) dhe Hansi Flick viti (2020).

Në fakt, kjo kishte ndodhur edhe njëherë më parë në histori të turneut, përkatësisht në vitet, 1980, 1981 dhe 1982.

Këto vite e kishin fituar trajnerët anglezë, në vitin (1980) Nottingham Forest me trajnerin Brian Clough, viti (1981) Bob Paisley me Liverpoolin dhe Tony Barton me Aston Villan në vitin (1982).

Tani pas 40 vitesh, Klopp, Flick dhe Tuchel fitojnë Ligën e Kampionëve për tre vite me radhë për ta përsëritur rekordin e anglezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat