Mourinho e telefonon shqiptarin e Kosovës për ta marrë te Roma

Futboll

Mourinho e telefonon shqiptarin e Kosovës për ta marrë te Roma

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:00
Mourinho e telefonon shqiptarin e Kosovës për ta marrë te Roma

Një shqiptar është kërkesa e parë e Jose Mourinhos te Roma. Trajneri portugez e ka shfaqur hapur simpatinë e tij për mesfushorin Granit Xhaka dhe dëshiron të ndërtojë pikërisht rreth tij Romën e sezonit të ardhshëm.

Me kërkesë të Mourinhos, drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka kontaktuar drejtuesit e Arsenalit, të cilëve u ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për kartonin e Xhakës.

Nga ana tjetër “Topçinjtë” e kanë bërë të qartë se duan të arkëtojnë rreth 25 milionë euro për Xhakën, ndaj gjasat janë që Roma të rritë ofertën, pasi dëshiron të mbyllë marrëveshjen para startit të Europianit, aty ku çmimi i mesfushorit që përfaqëson Zvicrën, mund të rritet edhe më shumë.

Mediat italiane zbulojnë se edhe vetë Mourinho ka “zbritur në fushë”, duke telefonuar personalisht Xhakën për t’i shpjeguar projektin e ri dhe për ta nxitur të ndikojë te drejtuesit e Arsenait për një ulje të çmimit.

Që kur ishte në Premier League, Mourinho fliste vazhdimisht me superlativa për mesfushorin me origjinë shqiptare, duke evidentuar lidershipin e tij te Arsenali, teksa tani dëshiron t’i japë një rol shumë të rëndësishëm edhe te Roma që po ndërton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat