Tuchel: Ne donim të ishim një gur në këpucët e tyre

Futboll

Tuchel: Ne donim të ishim një gur në këpucët e tyre

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:15
Tuchel: Ne donim të ishim një gur në këpucët e tyre

Thomas Tuchel ka arritur që të shpallet kampion i Evropës, duke mposhtur homologun e tij Pep Guardiola me rezultat 1-0.

Pas ndeshjes, Tuchel pati disa fjalë rreth finales, duke treguar edhe një herë se sa suhmë vlen për të.

“Të ndash atë me të gjithë është e pabesueshme. Ne e arritëm atë. Uau. Unë nuk di çfarë të them”, tha fillimisht Tuchel për BT Sports

“Unë jam mirënjohës që arrita për herë të dytë [në finale]. Ndihesha ndryshe. Unë e ndjeva atë që po vinte”.

“Lojtarët ishin të vendosur për ta fituar këtë. Ne donim të ishim një gur në këpucët e tyre. Ne i inkurajuam të gjithë.

“Ishte një lojë e vështirë fizikisht. Ne duhej të ndihmonim njëri-tjetrin”, tha Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat