Zbulohet fjalimi i Ibrës përpara sfidës...

Futboll

Zbulohet fjalimi i Ibrës përpara sfidës...

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:42
Zbulohet fjalimi i Ibrës përpara sfidës...

Përpara nisjes nga Milnoja drejt Bergamos për të luajtur kundër Atalantës, tifozët kuqezinj kanë përshëndetur dhe inkurajuar ekipin të cilit i nevojitej fitorja për të siguruar Champions-in.

“Biseda” me tifozërinë i ka karikuar djemtë e Piolit, të cilët në autobus kanë marrë edhe porositë e fundit nga Zlatan Ibrahimoviç që nuk mund të luante për shkak të një dëmtimi në gju.

“Sportmediaset” ka arritur të zbulojë një pjesë të fjalimit të suedezit drejtuar skuadrës. “Djema, ka ndeshje e ndeshje, por ka edhe nga ato ndeshje që luhen në mbrëmje prej Milani. Kjo ndaj Atalantës është pikërisht një nga ato.

Kush ka frikë të zbresë në fushë, bën mirë që të mos zbresë fare nga autobusi. Sot nevojiten njerëz që nuk kanë frikë të luajnë në mbrëmjet tipike të Milanit”, mësohet t’i ketë thënë 39-vjeçari pjesës tjetër të ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat