​Kjo mund të jetë goditja tjetër e madhe e Barçës në merkato, sërish me kosto zero

Futboll

​Kjo mund të jetë goditja tjetër e madhe e Barçës në merkato, sërish me kosto zero

Më: 30 maj 2021 Në ora: 12:42
Joan Laporta

Duket se strategjia e Barcelonës dhe presidentit Joan Laporta për ta përforcuar skuadrën me lojtarë cilësorë por pa shpenzuar miliona euro është duke funksionuar mjaftë mirë.

Deri më tani, klubi katalanas ka siguruar tri blerje të mëdha dhe me zero euro si Garcia, Wijnaldum dhe Aguero.

Por, tani, sipas gazetarit të njohur Fabrisio Romano, “Blaugranët” janë duke e menduar sigurimin e kartonit të portierit të Milanin Gianluigi Donnarumma i cili ka vendosur të largohet nga Milani dhe kontrata e tij skadon muajin e ardhshëm dhe mund të largohet si lojtar i lirë nga “San Siro”.

Megjithatë, bordi drejtues i Barçës janë duke e analizuar situatën pasi ata e shohin Ter Stegenin si të paprekshëm edhe për sezonin e ardhshëm dhe mbetet të shihet nëse Donnarumma do të pranonte të ishte si zgjedhje e dytë në “Camp Nou” së paku edhe për një vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat