Askush si trajnerët gjermanë

Futboll

Askush si trajnerët gjermanë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:00
Askush si trajnerët gjermanë

Chelsea arriti të mposhtë kundërshtarët anglezë të Manchester Cityt për t’u shpallur kampione e Europës për të dytën herë në historinë e klubit.

Një statistike e veçantë është regjistruar pas finales së djeshme.

Trajneri Thomas Tuchel, bëhet gjermani i tretë radhazi që triumfon në finalen e Ligës së Kampionëve pas Hansi Flick dhe Jurgen Klopp.

Flick arriti të triumfonte vitin e kaluar me skuadrën e Bajern Mynih duke mundur në finale PSG-në e cila drejtohej nga pikërisht Tuchel.

Ndërsa dy vite më parë ishte gjermani tjetër, Jurgen Klopp i cili arriti të triumfonte në finale e Champions-it me Liverpulin, duke mundur  2-0 anglezët e Totenhemit.

Vitet e fundit, Gjermania është kthyer në një shkollë të trajnerëve duke prodhuar individë që janë të aftë të korrin suksese të mëdha pavarësisht rrethanave në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat