Ja ku përfshihet Carlos

Futboll

Ja ku përfshihet Carlos

Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:55
Ja ku përfshihet Carlos

Gazeta italiane “Tuttosport” ka publikuar ditën e sotme një lajm të bujshëm mbi një marrëveshje të fshehtë për shitjen e Interit tek një fondacion me bazë në Katar.

Ndër të tjera, gazeta zbulon se ndërmjetësues i kësaj çështje ka qenë ish-mbrojtësi i Inter dhe Real Madrid, Roberto Carlos, i cili u përfshi duke tentuar të bindë Stiven Zhang.

Ky i fundit nuk ka pranuar sepse nuk është i gatshëm të shesë në tërësi Interin, por vetëm një pjesë të aksioneve.

Kështu marrëveshja ka dështuar ende pa nisur. Një gjë  e tillë ndodhi dhe me londinezët e BC Partners, ku pasi u arrit marrëveshja, gjithçka dështoi.

Roberto Carlos u bashkua me Interin nga Palmeiras në vitin 1995 por ai u shit tek Real Madrid pas vetëm një sezoni në “Xhuzepe Meaza”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat