Trepça ’89 me gjeneratën U-13 shpallet kampion i Lidhjes Rajonale të Futbollit më Mitrovicë, ndërsa Butrint Idrizi golashënuesi dhe futbollisti më i mirë

Futboll

Trepça ’89 me gjeneratën U-13 shpallet kampion i Lidhjes Rajonale të Futbollit më Mitrovicë, ndërsa Butrint Idrizi golashënuesi dhe futbollisti më i mirë

Nga: Fatmir Beka Më: 30 maj 2021 Në ora: 14:44
Trepça ’89

Me fitoren bindëse 3:0 si mysafir i skuadrës Drenica U-13, që u zhvillua sot në fushën me bar sintetik në Skenderaj, gjenerata U-13 e skuadrës Trepça ’89 edhe praktikisht fitoi titullin kampion në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Mitrovicës.

Kjo gjeneratë e “minatorëve” është mjaft premtuese dhe ka në përbërjen e saj një numër të konsideruar të futbollistëve me të ardhme, të cilët gjatë gjithë edicionit kanë prezantuar futbollin më të mirë kanë dominuar dhe me meritë fituan titullin kampion.

Nën drejtimin e dyshes së trajnerëve Sadik Rrahmani dhe Gazmend Murati, gjenerata U-13 e skuadrës Trepça me bilancin prej 17 fitoreve, një ndeshje barazimi dhe vetëm dy humbje nga 20 ndeshjet e edicionit 2020/2021, duke tubuar gjithsejtë 52 pikë.

Gara për titull kampioni në këtë kategori ka shkuar në rivalitet mes Trepçës ’89 dhe Trepçës, mirëpo vendimtare për titullin kampion të Trepçës ’89 ishte fitorja ndaj Trepçës në pjesën vjeshtore dhe barazimi 2:2 në pjesën pranverore, gjë që iu mjaftoi “minatorëve” – Trepçës ‘89 të i gëzohen titullit kampion.

Duhet theksuar se në 17 fitore e kësaj gjenerate nga 20 ndeshjet e edicionit, gjenerata U-13 e Trepçës ’89 ka shënuar gjithsejtë 95 gola, ndërkohë që në gjithë edicionin ka pranuar vetëm 14 gola, duke pasur gol-dallim

81 +.

Ceremonia e shpalljes së kampionit për gjeneratën U-13 u zhvillua në fushën me bar sintetik në Mitrovicë afër liqenit të Ibrit, ku merrnin pjesë komplet gjeneratat e Shkollës së Futbollit Trepça ’89, prindër dhe zyrtar të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mirovicës dhe prindër të futbollistëve.

Kupën dhe medaljet për skuadrën kampione U-13 u shpërndan nga kryetari i LRFM Bardhec Seferi, sekretari i LRFM Hajrullah Haxhiu si dhe anëtari i Bordit të LRFM Rizah Preteni.

Me këtë rast zyrtarët e LRFM uruan futbollistët U-13 të Trepçës duke e cilësuar si të ardhmen e futbollit mitrovicas dhe iu dëshiruan suksese në të ardhmen për gjeneratën 2008/2009 të K.F Trepça ’89.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat