Haaland ngrin Realin

Futboll

Haaland ngrin Realin

Më: 30 maj 2021 Në ora: 15:03
Haaland ngrin Realin

Diamanti i sulmit të Borusias, Erling Haland, kërkon ta respektojë kontratën e tij me Dortmundin deri në fund, pavarësisht spekulimeve për një largim të tijin. 20-vjeçari zbuloi në një intervistë për “Viaplay”, në një televizion skandinav, se do t’i qëndrojë besnik klubit gjerman.

Borusia ka theksuar shpeshherë gjatë këtyre javëve se lojtari nuk do të largohej nga skuadra në fund të sezonit, por do të qëndronte aty. I pyetur nëse mendonte një largim, Haland iu përgjigj: “Kam një kontratë dhe dua të luaj edhe disa vite të mira në Dortmund. Nuk dua të largohem para kohe”. Kupa e Gjermanisë ishte trofeu i parë me Borusian për lojtarin i cili kërkon ta përjetojë këtë ndjesi edhe në të ardhmen.

“Objektivi ishte të siguronim vendin e katërt, më pas erdhi Kupa.

Ishte një ndjesi e bukur të cilën dua ta përjetoj sërish, por me tifozët në stadium. Ata u lumturuan shumë kur mundëm Lajpcigun në finale.

Sigurisht që do të kishte qenë një tjetër atmosferë nëse do të ishin në Berlin. Haland ka një kontratë deri në 2024 me skuadrën e Borusias të cilën kërkon ta respektojë aq më tepër tani.

Kujtojmë se për lojtarin kanë shfaqur interes shumë skuadra të mëdha që janë gati të shpenzojnë shuma marramendëse për të marrë shërbimet e sulmuesit norvegjez që në sezonin e fundit me Borusian shënoi 26 gola dhe dha 6 asiste për skuadrën e tij duke u renditur i treti në listën e golashënuesve. Dy më pak se Andre Silva që zuri vendin e dytë. Kujtomë se vendi nuk u diskutua në asnjë moment pasi Levandovski shënoi gati dyfishin e golave të norvegjezit te portugezit duke siguruar këpucën e artë në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat