De Paul është objektivi kryesor i Milanit

Futboll

De Paul është objektivi kryesor i Milanit

Më: 30 maj 2021 Në ora: 15:11
De Paul është objektivi kryesor i Milanit

Rodrigo De Paul është objektivi kryesor i Milanit për repartin e mesfushës.

Mesfushori turk Hakan Calhanoglu do të largohet si i lirë nga Rossonerët në verë, derisa De Paul shihet si zëvendësuesi adekuat i tij.

Argjentinasi ka qenë ndër më të mirët në Serie A në vitet e fundit, derisa ai është bërë dëshira kryesore e Milanit për afatin kalimtar veror.

27-vjeçari luan si mesfushor qendror, ofensivë, sulmues i dytë dhe në krah. Kjo ka bërë që ai të pëlqehet shumë nga trajneri Stefano Pioli i cili e dëshiron në skuadër për edicionin e ri.

Sipas gazetës së përditshmje italiane Tuttosport, Rossonerët janë duke planifikuar një ofertë shumë të mirë në drejtim të Udineses për kapitenin e tyre.

Gjiganti italian është gati ta sakrifikojë talentin norvegjez Jens Petter Hauge në mënyrë që të arrijnë te De Paul.

Rossonerët kanë gati 25 milionë euro para si dhe shërbimet e norvegjezit për ta bindur Udinesen të heqë dorë nga ylli argjentinas.

Gjithsesi gara për të nënshkruar me të nuk do të jetë e lehtë, pasi De Paul kërkohet edhe nga Inter, Juventus, Atletico Madrid, Manchester United dhe Leeds United.

Reprezentuesi italian këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat