Silva: Dëmtimi? Kam kaluar shumë gjëra

Futboll

Silva: Dëmtimi? Kam kaluar shumë gjëra

Më: 30 maj 2021 Në ora: 15:18
Silva: Dëmtimi? Kam kaluar shumë gjëra

Thiago Silva, mbrojtësi i Chelsea-t, ka folur për mediat angleze pas finales së Champions League të fituar kundër Manchester City, që ka qenë një revansh i vërtetë personal pas zhgënjimit të sezonit të kaluar, kur u mund me PSG nga Bayern Munich në finale.

“Jam me të vërtetë i gëzuar. Sezonin e kaluar kam humbur finalen, një ndjesi shumë e keqe, për këtë arsye kam shkuar menjëherë të flas me Ederson dhe Gabriel Jesus”, ka thënë Silva.

“Por kështu e ka jeta, shpresoj që ata të mund të arrijë në këtë moment. Unë falënderoj Zotin, për të gjithë momentet e vështira që kam kaluar, dhe që kam jetuar edhe në këtë ndeshje. Jam shumë i lumtur për këtë trofe, që të gjithë lojtarët e mëdhenj duhet ta fitojnë”, ka shtuar ylli i Chelsea-t.

“Dëmtimi? Kam kaluar shumë gjëra, nuk imagjinoja të dëmtohesha në këtë mënyrë. Kam marrë vendimin ta dal, nuk mund të vazhdoja të luaja në një ndeshje të këtij niveli”, ka pranuar braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat