​Seluk: Guardiola do ta provojë në lëkurën e tij forcën e mallkimit të shtriganëve

Futboll

​Seluk: Guardiola do ta provojë në lëkurën e tij forcën e mallkimit të shtriganëve

Më: 30 maj 2021 Në ora: 16:30
Dimitri Seluk

Yaya Toure dhe Pep Guardiola nuk u ndanë mirë në vitin 2018. Pasi mesfushori nga Bregu i Fildishtë u largua nga klubi anglez, Dimitri Seluk, menaxheri i tij, habiti me deklaratat e atëhershme, duke thënë se trajneri spanjoll nuk do të fitonte dot një ligë tjetër të kampionëve.

“Me atë që i bëri klientit tim, Guardiola ka bërë armiq të gjithë shtriganët e Afrikës. Ata do të bëjnë të pamundurën që ai të mos e fitojë më trofeun e Ligës së Kampionëve. Do ta provojë në lëkurën e tij forcën e mallkimit të shtriganëve”, shprehej Seluk.

Që nga ajo kohë, sa herë që City eliminohet nga Liga e Kampionëve, këto deklarata “rifreskohen”.

Tashmë, është vetëm në dorën e Guardiolës që të thyejë mallkimin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat