Gruaja e trajnerit shfryn: Kjo botë mban gjysmëburra

Futboll

Gruaja e trajnerit shfryn: Kjo botë mban gjysmëburra

Më: 30 maj 2021 Në ora: 16:39
Gruaja e trajnerit shfryn: Kjo botë mban gjysmëburra

Pasi uebsajti zyrtar bardhezi lajmëroi paraditen e së premtes divorcin me Andrea Pirlon, edhe ish-trajneri nuk mungoi me një postim të gjatë në rrjetet sociale, për të treguar ndjesitë dhe hapat e ardhshëm në karrierë:

“Sapo u mbyll viti im i parë si trajner. Ishte një vit intensiv, i komplikuar, por në të njëjtën kohë i mrekullueshëm. Ditën kur Juventusi më telefonoi, nuk e mendova në asnjë moment rrezikun që më priste, ndonëse diçka e tillë ishte më se e pritshme. Në zgjedhjen time ndikoi respekti për këto ngjyra dhe për këtë fanellë, por edhe vullneti për t’u vënë në lojë menjëherë në nivele të larta, por edhe për projektin që më ishte paralajmëruar.

Nëse do të kthehesha prapa, do të kisha bërë saktësisht të njëjtat zgjedhje, ndonëse isha dhe jam ende i ndërgjegjshëm për rreziqet me të cilat u hasa, që lidheshin më shumë se çdo gjë tjetër me periudhën e vështirë të të gjithëve, e cila më frenoi të planifikoja në mënyrën më të mirë idetë dhe stilin tim të lojës.

Madje, edhe pa to arrita të kompletoj objektivat që më ishin kërkuar. Kjo aventurë, ndonëse nuk e prisja një fund të tillë, e forcoi edhe më shumë atë që unë dua të vazhdoj të bëjë në të ardhmen.

Ky profesion i ri më kompleton, por në të njëjtën kohë më dhuron edhe ato sadisfaksione që kam përjetuar si futbollist. Mendoj se është koha që të rivihem menjëherë në lojë dhe të përballoj sfida të reja. Dua gjithsesi të falënderoj familjen juventine dhe të gjithë ata që m’u gjenden pranë në këtë sezon të parë timin”, postonte Pirlo.

SHFRYN BASHKËSHORTJA – Por, ndërkohë, ajo që nuk e ka pritur mirë shkarkimin e Andrea Pirlos ka qenë bashkëshortja e tij, Valentina Baldini: “Jam krenare për elegancën e dashurisë së jetës sime… Klasi nuk është ujë që buron kudo, por kjo botë ka treguar se mban burra dhe gjysmëburra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat