Vendoset e ardhmja e Mavrajt

Futboll

Vendoset e ardhmja e Mavrajt

Më: 30 maj 2021 Në ora: 17:45
Vendoset e ardhmja e Mavrajt

Mërgim Mavraj dhe Greuther Furth kanë rënë dakord për të mos e vazhduar më bashkëpunimin e tyre më tej.

Teksa mbrojtësi shqiptar iu bashkua skuadrës gjermane në momentet e vështira, duke qenë një nga shtyllat e mbrojtjes në arritjen e një objektivi të rëndësishëm, rikthimin në Bundesligë, tani ka ardhur momenti që mes palëve të mos rinovohet kontrata.

Mërgim Mavraj ka qenë një nga lojtarët thelbësorë në arritjen e objektivit këtë sezon.

Me 19 ndeshje aktivizim, 18 prej të cilave si titullar, shqiptari ishte një ndër lojtarët kryesorë të boshtit të Grojther Fyrthit duke siguruar Bundesligën.

Mavraj kaloi disa vështirësi këtë sezon me dëmtimet, por ia doli që të rikthehet në fushë dhe i rëndësishëm për skuadrën.

Tanimë, mbetet për t’u parë se çfarë zgjedhjesh do të bëjë ish-kapiteni i Kombëtares për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat