Suarez kritikon organizimin e Kupës së Amerikës në Argjentinë

Futboll

Suarez kritikon organizimin e Kupës së Amerikës në Argjentinë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 22:03
Messi dhe Suarez

Nuk do të jetë vetëm Europiani gjatë kësaj vere, por edhe Kupa e Amerikës, një kompeticion që do të zhvillohet në Argjentinë nga 13 qershor deri në 10 korrik.

Situata e koronavirusit në Argjentinë është negative dhe një gjë e tillë e shqetëson Luis Suarez.

Bomberi i Uruguait, një prej kombëtareve pretendente për fitimin e trofeut, flet në lidhje me gjendjen e vështirë që ekziston në tokën e Diego Maradonës dhe Leo Messit.

“Bota po kalon një moment të vështirë, sidomos Argjentina. Është një nga shtetet që po vuan më shumë prej pandemisë. Sigurisht që na prek fakti që ky kompeticion do të zhvillohet.

Unë jam i mendimit se shëndeti gjithmonë duhet të ketë përparësi me ndeshjet e futbollit. Duhet të përpiqemi ta përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme“, u shpreh Suarez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat