Tuchel e dëshiron një kontratë të re te Chelsea

Futboll

Tuchel e dëshiron një kontratë të re te Chelsea

Më: 31 maj 2021 Në ora: 17:46
Thomas Tuchel

Tekniku gjerman nënshkroi kontratë 18 muajshe por ai është rrugës për të nënshkruar kontratë të re pasi që fitoi Ligën e Kampionëve

Thomas Tuchel është i “uritur” për të fituar trofe me Chelsea pas fitimit të trofeut të Ligës së Kampionëve dhe tani pritet që ta zgjatë kontratën me këtë skuadër. Siç ka konfirmuar Goal, gjermanit do t’i ofrohet një kontratë e re pasi mori trofeun kontinental, derisa marrëveshja 18 muajshe nuk do të vlenë më.

Roman Abramovich e kishte marrë vendimin e tij që ta zëvendësojë atë me legjendën e klubit, Frank Lampard në janar dhe duket se ky ndërrim e ka justifikuar atë pasi që Chelsea përfundoi më një trofe të rëndësishëm në duar në fund të sezonit.

Tuchel, i cili udhëhoqi Chelsean edhe drejt top-katërshit në Premier Ligë dhe shkoi në finale të FA Cup, ka dërguar një mesazh me anë të faqes zyrtare të Chelsea. “Mund të ju siguroj që unë jam shumë i uritur për trofe. E dëshiroj titullin e ri dhe jam absolutisht i lumtur, ndihet pjesë e rëndësishme e një klubi ambicioz i cili i përshtatet ideve të mija, pasionit për futbollin për momentin”.

“Kështu që dëshira e ime është të fitojmë sa më shumë. Dëshira e ime është të rritëm si trajner dhe dëshira e ime është ta shtyejmë grupin që nga dita e parë e sezonit të ri. Ne kemi punë për të bërë dhe ne duhet ta mbyllim atë sa më mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat