Angellovski: Enis Bardhi ndjehet mirë

Futboll

Angellovski: Enis Bardhi ndjehet mirë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 12:13
Angellovski: Enis Bardhi ndjehet mirë

Shaqiptarl me Maqedoninë e Veriut sot me fillim nga ora 18:00 në arenën “Todor Proeski” do ta zhvillojë ndeshjen kontrolluese kundër Sllovenisë.

Ndeshja ndaj Sllovenisë do të jetë një nga dy ndeshjet kontrolluese para nisjes për në Bukuresht në Kampionatin Europian.

Seleksionuesi Igor Angellovski pret ndeshje të vështirë kundër përfaqësueses sllovene.

“Sllovenia është përfaqësuese të cilën shumë mirë e njohim. Na pret një ndeshje interesante, shpresoj që ky takim do të jetë një përgatitje e mirë për atë që na pret në Bukuresht. Enis Bardhi ndjehet mirë, nuk ka simptome dhe me padurim e presim në formacion.

Bëhet fjalë për një futbollist që është shumë i rëndësishmë për këtë ekip.

Futbolli luhet për tifozët. Shpresoj dhe pres të vijnë tifozë në numër sa më të madh, ta përkrahin përfaqësuesen tonë dhe djemtë tanë, pasi ato e meritojnë”, ka thënë Igor Angellovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat