Luajti me gjilpërë!

Futboll

Luajti me gjilpërë!

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 13:13
Luajti me gjilpërë!

Skënderbeu humbi finalen e Kupës përballë Vllaznisë, teksa në ekupin korçar katër minuta para fundit ndeshjes, nervat tradhëtuan mbrojtësin Vangjeln Zguron.

Ky i fundit me një ndërhyrje nga pas ndaj Gurishtës nuk i shpëtoi kartonit të kuq nga gjyqtari Xhaja. Megjithatë, Zguro e pranoi fajin, madje nëpërmjet Instagram ka kërkuar falje për atë gjest, ndërsa thekson se ka luajtur i dëmtuar.

“I uroj suksese Vllaznisë. I kërkoj falje të gjithë tifozëve korçarë.

Është pse isha i dëmtuar, kam luajtur me gjilpërë, por nuk ja arrita qëllimit.

Nuk ishte ndeshje e mirë për mua personalisht dhe për gjithë ekipin. Kemi mundësi më shumë si ekip, por sot (dje) nuk ishte dita jonë. Vazhdojmë me kokën lart, ne jemi Skënderbeu”, shprehet Zguro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat