Ronaldo hap një nga hotelet më luksoze

Futboll

Ronaldo hap një nga hotelet më luksoze

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 15:28
Ronaldo hap një nga hotelet më luksoze

Ai mund të ketë përfunduar detyrimet e tij sportive deri në fillim të përgatitjeve për “Euro 2020”, por sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo nuk pushon kurrë kur bëhet fjalë për botën e biznesit.

Gjegjësisht, Ronaldo po përgatitet për 7 qershor dhe hapjen e një prej hoteleve më luksoze në Madrid, “Pestana CR7 Gran Via.

“Më në fund po numërojmë deri në hapjen tonë. Një mënyrë e këndshme për të shijuar pamjen në Madrid, lokalin sportiv dhe picën më të mirë në qytet. Rezervoni tani dhe jini ndër të parët që do ta përjetoni këtë përvojë”, vlerësoi Ronaldo.

Mediat raportojnë se Ronaldo ka investuar deri në 13 milionë euro në këtë hotel, i cili është i treti në pronësi të tij, transmeton frontonline.

Të kujtojmë se dy të tjerë i ka në Portugali.

Hoteli i ri do të ketë 168 dhoma luksoze dhe do të jetë e shpërndarë në dhjetë kate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat