Laporta shpalosi detajet e negociatave me Messin

Futboll

Laporta shpalosi detajet e negociatave me Messin

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 17:55
Laporta shpalosi detajet e negociatave me Messin

Nëse rinovimi i Lionel Mesit për dy sezonet e ardhshme ndodh, dera do të hapet për një kontratë të përjetshme. Kjo nënkupton që argjentinasi të luajë në SHBA nga sezoni 2023-2024 dhe të kthehet me post drejtues te Blaugrana-t.

Kolateralisht, rinovimi i Messit mund të ndikojë gjithashtu në nënshkrimin e Mbapes me Real Madridin, si “kundërpeshë” mes rivalësh. Joan Laporta foli për Messin, gjatë prezantimit të Eric Garsias

“Rinovimi i Mesit nuk është në pritje të auditimit të financave. Unë tashmë e kam thënë se qëndrimi i kapitenit nuk lidhet me financat, por me krijimin e një skuadre që synon trofe. Shpresojmë se do të vazhdojnë të përparojmë në negociata.

Për këtë operacion të veçantë kemi përgatitur një strategji.

Gjithçka po shkon mirë, por nuk është punë e kryer. Mesi po tregon shumë mirëkuptim. Ai dëshiron të vazhdojë me një skuadër fituese, edhe unë dua të fitoj Ligën e Kampionëve, La Liga etj. Asnjë nga këto nënshkrime nuk është bërë në lidhje me këto negociata. Ne e dimë që Leo dëshiron të qëndrojë dhe këtë gjë e vlerësojmë shumë.

Tashmë jemi të përgatitur, sa më shpejt të vijë rinovimi, aq më mirë. Çdo dyshim që mund të ekzistojë do të shpërndahet dhe do të na ndihmojë të ndërtojmë ekipin më shpejt. Sa më shpejt të kemi vendosur, aq më mirë, sepse ka dëshirë dhe marrëdhënia është shumë e mire,” tha mes tjerash Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat