Vedat Muriqi flet pas ndeshjes ndaj San Marinos

Futboll

Vedat Muriqi flet pas ndeshjes ndaj San Marinos

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 20:23
Vedat Muriqi flet pas ndeshjes ndaj San Marinos

Kombëtarja e Kosovës arriti të triumfonte ndaj San Marinos me rezultat 4-1, kjo pas 4 golave të shënuara nga sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi.

Pas ndeshjes, për SuperSport Kosova, ka folur rekordmeni Vedat Muriqi, i cili tha se edhe pse ishte miqësore kjo është një ndienjë e papërshkruar për të, duke folur edhe rreth rikthimit të tij te Feneri.

“Të them të drejtën nuk e kam pritë këtë rezultat, edhe pse është miqësore ëshë një ndienjë jashtëzakonisht e mirë, sidomos kur luan pas në sezoni të vështirë me Lazion”

“Kemi mësu se jemi mirë me topin, kemi lojtarë kualitet, shumë respect për San Marinon por nuk janë në nivelin tonë, arritëm të krijojmë shumë raste” – tha Muriqi për SuperSport.

“Asgjë nuk varët nga unë, s’kam asgjë në dorën tëm, Lazio i ka investu kogja do euro në mu, për momentin jam me Lazion kam edhe 4 vite kontratë” – përfundoi Muriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat