Ismet Munishi për Vushtrrinë: Edhe unë jam shumë i shqetësuar 

Futboll

Ismet Munishi për Vushtrrinë: Edhe unë jam shumë i shqetësuar 

Nga: K.G. Më: 1 qershor 2021 Në ora: 21:23
Munishi për Vushtrrinë: Edhe unë jam shumë i shqetësuar 

Ismet Munishi shpreh shqetësimin e tij me gjendjen që po kalon Vushtrria, e cila ka rënë në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll. 
Munishi ka kaluar periudhën më të mirë si trajner në Vushtrri, kur me Llamkos Kosovën dolën kampion në vitin 2014.

“Vushtrria, sot e disa vjet me parë me dha gjithçka, tifozeri të zjarrtë në ndeshje ku protagonist ishin ‘Forca’, shoqëri dhe shokë, marrëdhënie fantastike me lojtar dhe shume respekt nga ata dhe titullin e parë në karrierë si trajner.

Produkti i këtij suksesi është edhe talenti më i madh shqiptar Milot Rashica.                                       

Faleminderit Vushtrri.

Edhe unë jam shumë i shqetësuar me gjendjen e klubit në të cilën gjendet dhe do të jem gjithmonë përkrah tifozërisë së zjarrtë ‘Forca’ dhe futbolldashësve  vushtrrias .

Do ta keni përkrahjen time dhe respektin sa të jem gjallë”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat