Ky pritet të jetë asistenti i Carlo Ancelottit tek Real Madrid

Futboll

Ky pritet të jetë asistenti i Carlo Ancelottit tek Real Madrid

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 09:04
Arbeloa dhe Carlo Ancelotti

Me kthimin e Carlo Ancelotti në Real Madrid  një fytyrë tjetër e njohur mund të vendoset të kthehet tek klubi madrilen si ndihmës i tij.

Alvaro Arbeloa pritet të jetë asistent i tij tek “Los Blancos”.

Arbeloa do të merrte detyrën nga Fernando Hierro dhe Zinedine Zidane, të cilët ishin ndihmësit e Ancelotti në aventurën e tij të mëparshme në klub. Zidane ishte pranë tij në sezonin e tij të parë, ku Real Madrid fitoi Copa del Rey dhe Champions League.

Zidane më pas mori detyrën e Castilla për sezonin 2014/15 dhe Hierro zuri vendin e tij.

Tani me Ancelottin që u kthye, Arbeloa besohet të jetë kandidati ideal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat